KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali
EPA/ITALIAN FIRE BRIGADE

4 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga përplasja e dy trenave në Itali

Përplasja ballore e dy trenave në veri të qytetit të Barit, dhe ekzaktësisht në një binar të linjës Ruvo di Puglia-Korato në Pulia të Italisë, ka rezultuar në katër viktima dhe dhjetra të plagosur. Agjensia italiane e lajmeve ANSA raporton se në vendngjarje kanë zbarkuar ekipit e shpëtimit, zjarrëfikësit dhe karabinierët, ndërkohë që pritet një raportim zyrtar i bilancit të ngjarjes.