KRYEFAQJA » LAJME » 40 vjet Apple – fotot në vite të gjigandit teknologjik.
40 vjet apple

40 vjet Apple – fotot në vite të gjigandit teknologjik.

Nga kompjuteri i parë Apple, Steve Jobs që largohet dhe kthehet tek kompania që themeloi, iMac dhe MacBook Air e deri tek iPod, iPad, iPhone dhe orat ‘smart’, kompania Apple ka një histori të pasur me ngjarje dhe kulminacione në këto 40 vite të saj.

 

1976 – Kompjuteri origjinal Apple, që njihet ndryshe si Apple I, filloi gjithçka ne vitin 1976. U dizenjua dhe u ndërtua nga Steve Wozniak, bashkë-themeluesi i Apple. Miku i Wozniak, Steve Jobs, kishte idenë dhe dëshirën për të shitur kompjutera. Dhe kështu lindi Apple I. 

1976

 

1977 – Etapa e dytë e kompjuterave Apple ishte më tepër komerciale. Kompjuteri Apple II, kishte procesor 1MHz dhe 4Kb RAM. Telefonat e sotëm kanë procesorë që punojnë 1800 herë më shpejtë, bashkë me 500,000 herë më shumë RAM.

1977

 

1983 – Kompjuteri tjeter i Apple, quajtur Lisa, ishte vërtetë një risi për kohën – me ekran të integruar, ndërfaqe të thjeshtë për përdoruesin dhe me mausin e parë – por me një çmim të papërballueshëm. Lisa kushtonte 10 mije dollarë (20 mije dollarë me ekonomine e sotme), prandaj nuk pati asnjë shitje masive.

1983

 

1984 – ky konsiderohej si një kompjuter ‘portabël’. Apple IIc mund të merrej kudo me vete, por nuk kishte bateri. Kështu, mbajtja e një karikuesi ishte e pashmangshme.

1984 2

 

1985 – pasi Steve Wozniak largohet nga kompania, shefi ekzekutiv, John Sculley, dëbon Steve Jobsin nga kompania. Jobs krijon një kompani të re kompjuterash të quajtur NeXT. Tim Berners-Lee, personi që shpiku faqet e internetit, punoi për zbulimin e ti në një kompjuter NeXT. Jobs gjithashtu hodhi themelet e kompanisë Pixar, e cila më vonë iu shit Disneyt.

 

1985

 

1991 – Laptopi i parë i Apple, PowerBook 100 (djathtas), u dizenjua dhe u prodhua nga Sony për Apple. Kushtonte 2500 dollarë në atë kohë. Për të krahasuar përmasat, majtas është MacBook Pro i vitit 2013.

1991

 

1993 – Newton Message ishte përpjekja e parë e Apple për të krijuar një ‘kompjuter xhepi’. U deshën 6.5 vite për tu zhvilluar, kishte teknologjinë e njohes së shkrimit të dorës dhe për herë të parë u përdor termi “Asistent Personal Dixhital” (PDA). U deshën pesë vitë për të zhvilluar programe për këtë pajise, programe të cilat çuan në zhvillimin e një sistemi operativ për pajisjet iPod.

1993

 

1994 – Kamerat e para dixhitale të Apple

1994

 

1997 – Steve Jobs rikthehet në krye te Apple, dhe mer në dorë rikthimin e saj fuqishëm në treg. Bashkë me Tim Cook, i cili iu bashkua kompanisë në vitin 1998, rifillojnë punën për licensimin e Mac OS X.

1997

 

1998  – iMac, del kompjuteri i cili i jep emër kompanisë, përpara krijimit të iPhonave nëntë vitë më vonë.

1998

 

1999 – pas iMac, del iBook, hapi tjeter për Apple për të shënjestruar tregun ë gjërë. Ishte pajisja e parë e Apple më porta WiFi dhe përfshinte gjithashtu veti të iMac dhe PowerBook, të gjitha në një pajisje te vetmë.

1999

 

2001 – lançohet sistemi i parë operativ Mac OS X – i cili përdoret edhe sot edhe nëpër telefonat Apple.

2001 1

 

2001 – hidhet në treg iPod. Ky ishte produkti që do t’i ndryshonte përgjithmonë imazhin e Apple, nga një kompani kompjuterash në një kompani gjigande pajisjesh teknologjike. iPodi i parë kishte 5GB hapsire, një ekran të vogël LCD dhe nuk ishte pajisje revolucionare. Po prap, ishte më e vogël se çdo pajisje tjetër ne treg dhe shumë shpejt u bë dominuesja ndaj të gjithë të tjerave.

2001

 

2006 – hidhen në treg PowerProcessors, kompjutera më të shpejtë.

2006

 

2007 – del në treg iPhone i parë – pajisja që e çoi kompaninë në një epokë të re. Pajisja kishte 4GB hapësirë, ekran 3.5 inç dhe procesor Samsung 620 MHz.

2007

 

2008 – del në treg MacBook Air, një nga pajisjet më të veçanta të prodhuara nga Apple. Laptopi i parë MacBook Air, kishte një hard disk të vogël dhe të ngadaltë, procesorë të ngadaltë dhe bateri që nuk zgjaste shumë. Por solli një risi në modelin e laptopëvë – tashmë dolën në mode laptopët e hollë dhe të lehtë.

2008

 

2010 – pas suksesit të iPhonëve, Apple synoi të rishpikë kompjuterat e xhepit, tashmë në formën e pajisjeve iPad. 

2010

 

2011 – pas një beteje të gjatë me kancerin, themeluesi dhe drejtuesi i Apple ndërron jetë në moshën 56 vjeçare. Ishte një moment kthese për kompaninë. Tim Cook, mer drejtimin që 6 javë para ndarjes nga jeta të Steve Jobs, teksa ai luftonte me sëmundjen.

2011

 

2014 – Apple blen ‘Beats, kompani e cila më parë bënte kufje dhe drejtonte shërbime muzikorë, për një shumë prej 3 miliard dollarësh.

2014

 

2015 – që nga vdekja e Steve Jobsit, Apple hedh në treg një linjë të re produktesh, këtë herë Orat Smart. Apple ëatch u bënë shumë shpejt mjaft të dashura për pubilkun, duke shënuar më shumë shitje se orat e rivalëve të saj, LG, Sonny dhe Pebble.

2015