KRYEFAQJA » LAJME » 42 institucione dhe mbi 500 shërbime të integruara do të ofrohen në E-Albania
42 institucioneve dhe mbi 500 shërbime të integruara që do të ofrohen në E-Albania

42 institucione dhe mbi 500 shërbime të integruara do të ofrohen në E-Albania

Mbi 220 000 përdorues ka rregjistruar Agjensia e Kombëtare e Shërbimeve të Informacionit, që prej viti 2012 kur u hap për herë të parë. Ndërsa vetëm në këtë gjysëm viti janë rreth 50 000 përdorime të reja. Shtimi i shërbimeve, lehtësisht të përdorshme në një sistem të dhënash unik, është përfitim në kohë dhe cilësi të shërbimeve e nevojave, si pagesa të energjisë elektrike, marrja e dokumenteve të pronësisë, aplikimi për pensionet, karta e shendetit etj. Ndërkohë 5 institucione e 209 shërbime të reja do t`u bashkëngjiten atyre ekzistuese.  Në kompiuter, tablet si dhe smart phone – me aplikacionet për IOS dhe Android, portali E- Albania është në duart e të interesuarve në çdo rast nevoje. Sportelet dixhitale gjithashtu janë mundësi e shkëlqyer për të shmangur humbje kohe dhe marrë shërbimin e nevojshëm.