KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 42 ushtarë vriten nga sulmet me bomba në Jemen
jemen

42 ushtarë vriten nga sulmet me bomba në Jemen

42 ushtarë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur, nga disa sulme me bomba kundër forcave të qeverisë së Jemenit, në vendin Mukalla, që dikur ishte bazë e al-Kaidës. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik. Zyrtarët thanë se shënjestër e sulmeve ishin zyrat e inteligjencës, kazermat ushtarake dhe postblloqet, ndërsa ushtarët dhe personeli i sigurisë, përgatiteshin për Iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit. Shteti Islamik dhe al-Kaida i kanë zgjeruar aksionet në Jemen, duke e shfrytëzuar kaosin në këtë vend për shkak të luftës civile. Në këtë konflikt, kryengritësit shiitë luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit, Abd Rabu Mansour Hadi. Në bisedimet për arritjen e paqes ndërmjet dy palëve është arritur pak progres.