KRYEFAQJA » LAJME » 5 ish-zyrtarë të Doganës së Beratit në gjykatë për “shpërdorim të detyrës”
5 ish-zyrtarë të Doganës së Beratit në gjykatë

5 ish-zyrtarë të Doganës së Beratit në gjykatë për “shpërdorim të detyrës”

5 ish-zyrtarë të Doganës së Beratit do të përballen në gjykatë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për dëmin që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit në vlerën rreth 400 mijë dollarë. Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e saj, 4 specialistë si edhe administratorin e një subjekti privat që ushtronte aktivitet tregtar në zhdoganim dhe shitje materiale letre dhe plastike. Grupi i kontrolli nga Tirana konstatoi parregullsi në punën e grupit të kontrollit lokal dhe urdhëroi ripërsëritjen e procedurave ndaj “Center Shqiptare”. Në hetimet e saj, Prokuroria e Beratit arriti në përfundimin se punonjësit e doganës që kanë trajtuar praktikën e këtij subjekti privat, me dashje, kanë zvogëluar ndjeshëm detyrimin ndaj shtetit të kësaj kompanie.