KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 5 Maji përkujtohet në shumë qytete te Shqipërise
5 maji

5 Maji përkujtohet në shumë qytete te Shqipërise

Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar sot edhe në shumë qytete të vendit . Kreu i grupit kuvendor Gramoz Ruçi nga Fieri ka vlerësuar 5 majin si ditën simbol të luftës heroike , gjakut të derdhur dhe kontributit të dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë. Ruçi ka shprehur keqardhje për mungesën e opozitës në ceremoninë përkujtumore dhe homazhet e 5 majit, pasi kjo dite eshte shprehur ai duhet të na bashkonte megjithatë asnjëherë nuk është vonë . Veteran, qytetare , depuetet kane kryer homazhe me rastin e dites se deshmorve edhe ne qytetin e Lushnjes. Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni e pranishme ne kete ceremoni , e ka quajtur 5 majin dite reflektimi. Homazhe në varrezat e dëshmorëve janë zhvilluar edhe në qytetin e Elbasanit. Ministri I Transporteve Edmond Haxhinasto duke vlerësuar kontributin e deshmorëve që dhanë jetën për lirine e vendit, ka kërkuar që nderimi ndaj tyre të bëhet edhe nga brezat e rinj. Dita kushtuar atyre që dhanë jetën për çlirim e atdheut ka bashkuar deputetë, këshilltarë të të gjitha forcave politike, drejtues partish në qytetin e Beratit për të kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. 5 maji është përkujtuar edhe në Durrës. Në mauzoleumin e Dëshmorëve janë zhvilluar edhe homazhet kushtuar të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit. Te pranishmit kanë vendosur kurora me lule tek të rënët e luftës, ndërsa banda frymore e qytetit ka shoqëruar me marshe funebre ceremonine në fjalë.