KRYEFAQJA » LAJME » 5 nëntor 2016 do të jetë dita e lumturimit të 38 martirëve
5 nëntor 2016 do të jetë dita e lumturimit të 38 martirëve

5 nëntor 2016 do të jetë dita e lumturimit të 38 martirëve

5 nëntori i këtij viti do të jetë dita e lumturimit për 38 martirët e Kishës Katolike të Shqipërisë, të cilët u përndoqën, me tortura deri në egzekutim nga regjimi komunist. Ky lajm u bë publik nga Imzot Angelo Massafra, Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër do të jetë vendi ku do të mbahet kjo ceremoni historike.

Dekreti për Lumturimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare, u firmos në muajin prill prej Papa Franceskut, një veprim që i vendos ata përkrah figurave më të shquara të katolicizmit botëror. 2 vjet më parë kur Ati i Shenjtë vizitoi Shqipërinë, portretet e martirëve u varën në bulevard. Për Kishën Katolike dhe për të gjithë kombin Shqiptar, kjo do të shënohet si një ditë historike.