KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 5 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Luiziana
EPA/LOUISIANA DEPARTMENT OF TRANSPOR

5 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Luiziana

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shtetin Luisiana, ku të paktën pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 20,000 janë shpëtuar nga ekipet e emergjencës pas përmbytjeve që kanë përfshirë vendin. Garda Kombëtare dhe ekipet e shpëtimit, perdorën helikopterë për të nxjerrë njerëzit e bllokuar në shtëpi apo makina. Ndërkohë vijojnë operacionet e kërkimit për të tjerë, që rezultojnë të zhdukur , ndërsa stuhitë e shiut i janë drejtuar pjesës qëndrore dhe asaj veriore të shtetit. Reshjet nisën që të premten, ku në disa zona niveli i ujit arriti mbi 43 centimetra. Autoritetet e përshkruan situatën si një përmbytje me përmasa epike. Guvernatori i shtetit jugor amerikan të Luisianes ka thënë se mbi 10 mijë njerëz janë nëpër qendra strehimi dhe mbi 20 mijë të tjerë janë shpëtuar. Xhon Eduards ka deklaruar se objektet e mëdha në Baton Ruzh, kryeqyteti i këtij shteti federal, do të mbahen të hapura për të pranuar personat e evakuuar. Shtetet fqinjë Alabama dhe Misisipi gjithashtu janë përfshirë nga shirat.