KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 5 persona të vdekur pas të shtënave në një qendër tregtare në Burlington
5 persona të vdekur pas të shtënave në një qendër tregtare në Burlington

5 persona të vdekur pas të shtënave në një qendër tregtare në Burlington

Të paktën 5 persona mes tyre 4 gra humbën jetën  gjatë të shtënave në një qendër tregtare në Burlington, rreth 105 km larg Seattle. Personi i cili hapi zjarr iste një hispanik i veshur me një bluzë ngjyrë gri dhe është larguar përpara se policia të mbërrinte në vendngjarje. Media amerikane shkruajnë se agjentët kishin marrë disa telefonata ku i thuhej se kush ishte autori i sulmit. Ndërkohë autoritetet kanë shpërndarë në rrjetin social twitter foton e të dyshuarit. “ Ky është autori, besojmë se ka vepruar i vetëm. Komunikoni me ne nëse e shihni. Është i armatosur me një cifte” ka shkruar në Twitter policia.  Ndërsa guvernatori i Washington Xhej Insli e cilësoi ngjarjen një tragjedi në zemër të Burlington. Djali hapi zjarr në repartin e ‘make up’ të qendrës tregtare rreth orës 20:00 të mbrëmjes me orën lokale amerikane. Të vdekura në vend kanë mbetur 4 gratë, ndërsa një burrë mbeti i plagosur rende gjatë tentativës së autorit për t’u larguar. Klientët që ndodheshin në qendrën tregtare, u fshehën në një kishe pranë godinës dhe pritën në mbërritjen e forcave të shpejta të ndërhyrjes.