KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 5 turistë nga Sllovakia humbin jetën në Serbi

5 turistë nga Sllovakia humbin jetën në Serbi

5 turistë nga Sllovakia humbën jetën në një aksident rrugor në Serbi. Autoritetet serbe thanë se një autobus me udhëtarë nga Sllovakia doli nga rruga në afërsi të qytetit të Aleksincit në Serbinë qendrore. Ata po ktheheshin në Sllovaki nga ishulli i Korfuzit në Greqi. Të paktën 23 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, nga të cilët 13 me lëndime më të rënda. Ende është i paqartë shkaku i aksidentit.