KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » 55 milionë lekë investime në zyrat e shërbimit ndaj klientit
OSHEE

55 milionë lekë investime në zyrat e shërbimit ndaj klientit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë ka nisur investimet në shërbimin ndaj klientit. Janë 55 milionë lekë që ky operator vë në dispozicion të një sistemi të ri elektronik, përmes të cilit kompania monitoron punonjësit, duke asistuar në çdo procedurë trajtimin e abonentëve familjarë në të gjithë hallkat e pagesave.  Adrian Çela, administrator në OSHEE thotë: “Gjithsecili që në hyrje, në funksion të kërkesës së shërbimit kërkon një numër dhe ndahet në sportele të veçanta sipas shërbimit, pak a shumë kemi bërë atë që bëhet në bankë. Ndërsa ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se pagesa e energjisë nuk është një taksë, është në të mirë të gjithësecilit, prandaj qeveria inkurajon OSHEE të investojë edhe në këto sisteme moderne që monitorojnë punonjësit për kohën e trajtimit të kërkesave. Sistemi i ri shmang rradhët e gjata dhe kaosin që rëndom krijohej në këto qendra pagese. Fillimisht sistemi elektronik do të shtrihet në 14 qendrat më të mëdha në vend, e më pas në të gjitha qendrat e tjera të OSHEE.