KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Regjistrat otomanë në Arkivin e Shtetit Shqiptar
dokumentet-otomane-per-Shqiperine

Regjistrat otomanë në Arkivin e Shtetit Shqiptar

57 regjistra të fondit të Arkivave Otomane në Stamboll bëhen pjesë e Arkivit të Shtetit Shqiptar. Jo pa qëllim këto regjistra quajtur tahrire janë shkëputur nga 980 regjistrat që gjenden në këto arkiva. Sipas drejtorit të Arkivit të Shtetit Shqiptar, Gjet Ndoji, në këto tahrire pasqyrohen taksat, të dhënat fiskale të popullsisë shqiptare, asokohë nën regjimin otoman, në mënyrë të përgjithshme dhe të detajuar. Madje sipas tij, tahriri, apo regjistri i parë, i përket Shqipërisë. Sipas drejtorit Ndoji regjistrat, që fillimisht në Shqipëri kanë mbërritur në mënyrë elektronike dhe prej disa kohësh janë materializuar, janë dokumente të vlefshme studimore për historianët. Mbërritja e këtyre regjistrave në Shqipëri i ka hapur rrugën një bashkëpunimi të vazhdueshme të Arkivit Shqiptar me atë Otoman. Ndoji konfirmoi se dokumenta mbi sanxhakët shqiptare si atë të Beratit, Ohrit dhe Manastiri do të sillen nga Turqia në Shqipëri. Gjithashtu një fond interesant mbi figurën e Ismail Qemalit do të bëhet pjesë e Arkivit të Shtetit Shqiptar.