KRYEFAQJA » LAJME » 6 të plagosur nga një shpërthim në qendër të Athinës
6 të plagosur nga një shpërthim në qendër të Athinës

6 të plagosur nga një shpërthim në qendër të Athinës

Në shpërthim i fuqishëm ka ndodhur paraditen e të enjtes në një fastfoof në qendër të Athinës. Menjëherë pas shpërthimit, në brendësi të fast food “Everest” shpërthyen flakët. Raportimet e deritanishme njoftojnë për 6 të plagosur, mes tyre dhe një grua, gjendja e të cilës është e rëndë. Tre prej të plagosurve ishin klientë.
Fast food “Everest” ndodhet në një prej zonave më të populluara të Athinës, në hyrje të stacionit të metrosë në sheshin Viktoria. Nga vala e shpërthimit u shkaktuan dëmtime edhe në objektet përreth, ndërkohë që motoçikleta fluturuan në ajër.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje. Sipas vlerësimeve të para, shpërthimi mund të ketë ndodhur gjatë punimeve për instalimin e sistemit të gazit natyror, që po zhvilloheshin në kuzhinën e lokalit në katin e nëndheshëm.