KRYEFAQJA » LAJME » 6 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës
International-Court-of-Justice

6 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

Sot bëhen 6 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë shpalli vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës vendosën në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Vendimi u lexua nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Ovada. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.