KRYEFAQJA » LAJME » 7 persona janë plagosur në një aksident afër Burrelit
7 persona janë plagosur në një aksident afër Burrelit
Fotografi ilustruese

7 persona janë plagosur në një aksident afër Burrelit

Policia ka njoftuar se autobuzi i linjës Burrel – Tiranë ka dalë nga rruga dhe është rrëzuar. Për pasojë 7 persona janë plagosur. Ata ndodhen në Spitalin e Burreli ku po mjekohen. Sipas të dhënave drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  Ura e Karicës, 3 kilometra larg qytetit të Burrelit.