KRYEFAQJA » LAJME » 7 të vrarë nga një tjetër shpërthim në Turqi
7 të vrarë nga një tjetër shpërthim në Turqi

7 të vrarë nga një tjetër shpërthim në Turqi

Një shpërthim tjetër ka tronditur Turqinë të enjten. Të paktën shatat persona kanë vdekur nga një shpërthim që goditi një autokolonë ushtarake në juglindje të Turqisë, dhe disa njerëz janë plagosur, bëjnë të ditur media sociale. Sipas tyre autokolona po udhëtonte përgjatë një autostrade që lidh Diyarbakir me Bingol.
Një ditë më parë në Ankara nga shpërthimi i një makine-bombë u vranë 28 persona dhe u plagosën 61 të tjerë. Ngjarja ndodhi pranë parlamentit turk, stafit të Presidencës dhe Ushtrisë, Forcave Ajrore, Detare dhe komandës së Rojave Bregdetare.