KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 70-vite nga hedhja e bombës bërthamore në Hiroshima

70-vite nga hedhja e bombës bërthamore në Hiroshima

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe ministrat e tjerë të jashtëm të G7-ës, vizituan përmendoren në qytetin japonez Hiroshima, në vendin ku 70 vjet më parë u hodh bomba bërthamore. Kerri dhe ministrat e tjerë shkruan në librin përkujtimor në muzeun e parkut. Kjo përmendore na përkujton në mënyrë të dhimbshme jo vetëm detyrimin tonë për ti dhënë fund kërcënimit të armëve bërthamore, por në të njëjtën kohë edhe nevojën që ti përkushtohemi detyrës për të lënë pas të gjitha luftërat, u shpreh zoti Kerri. Ai theksoi se lufta asnjëherë nuk duhet të jetë zgjidhja e parë. Më 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara e hodhën bombën bërthamore prej 15 kilotonësh në këtë qytet, duke vrarë menjëherë afro 80 mijë njerëz. Ky sulm dhe ai i dyti në Nagasaki tri ditë më vonë, ndikuan në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.