KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 8 Marsi nëpër botë
8 marsi ne bote, festa e femres, gruas, nenes, motres, feste nderkombetare

8 Marsi nëpër botë

Jo lule, jo dhurata, jo ëmbëlsira, por manifestime, protesta, grevë e aktivitete të shumta kundër diskriminimit të gruas, kundër dhunës në familje që çdo ditë shkakton dhjetra e dhjetra gra viktima e kundër kushteve të kontratave të punës që deri më sot nuk favorizojnë pozicionin e gruas në shoqëri. Ky është 8 Marsi në Itali ku në të gjitha qytetet italiane, gratë punonjëse, shoqata e organizata të gruas, në bahkëpunim me sindikatat e me forca të ndryshme politike kanë nisur një grevë 24 orëshe si në sektorin publik dhe në atë privat. Protesta quhet “Lufta e Marsit” e promovuar në kuadrin  e një lëvizje globale e të gjitha grave në rreth 40 vende të botës. Në Itali greva e përgjithshme e grave ka përfshirë kryesisht sektorin e transportit, arsimit e shëndetësisë. Ndersa ne Poloni, nje grup deputetesh te opozites, aktiviste te ceshtjes se grave dhe mbeshtetesit e tyre protestuan ne qender te Varshaves. Manifestimi ishte pjese e veprimtarive e nisur nga Lëvizja Ndërkombëtare e Gruas .Qëllimi i kësaj lëvizjeje është refuzimi i dhunës i cilësdo forme qoftë ajo si dhe kërkesat për të drejta të barabarta. Në SHBA kjo e mërkurë është gjithashtu ditë proteste dhe është cilësuar ndryshe “ Dita grua”. Një slogan i tillë sipas organizuesve synon të sjellë në vëmendje vlerat e jashtëzakonshme të gruas në jetën e përditshme. Veshur me të kuqe protestueset përçojnë mesazhin e dashurisë dhe sakrificës. Mediat amerikane shkruajnë se një protestë e tillë i drejtohet edhe presidentit Trump duke kritikuar qëndrimet dhe komentet që ai ka bërë ndaj grave. Për herë të parë Dita Ndërkombëtare e Gruas u festua në 28 shkurt 1909 në New York kundër shfrytëzimit nga punëdhënësit të punëtoreve që paguaheshin më pak edhe pse punonin më shumë sesa burrat, ditë që lindi kundër diskriminimit seksual dhe të drejtën për të votuar.