KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 8 shpërthime në Tajlandë,4 të vdekur e dhjetëra të tjerë të plagosur

8 shpërthime në Tajlandë,4 të vdekur e dhjetëra të tjerë të plagosur

Tre qytete turistike tajlandeze janë goditur nga të paktën 8 shpërthime mbrëmjen e së enjtes dhe në orët e para të ditës së sotme, në një hark kohor prej 12 orësh. 4 persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa janë plagosur 19 të tjerë. Bombat ishin të fshehura në vazo bimësh dhe ishin vendosur 50 metra larg njëra-tjetrës. Ata janë aktivizuar përmes telefonit me rreth 30 minuta diferencë nga njëra tjetra. Mediat lokale raportojnë se shpërthimet në Tajlandë po kthehen në normalitet në tre provinca në jug të vendit, por sulmet në pika turistike janë të rralla. Shpërthimet nisen mbrëmjen e së enjtes në një resort në Hua Hin, për të vazhduar më pas në Surat Thani si dhe në ishullin resort Puket. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe akoma nuk është e qartë nëse ata kanë lidhje me njëri-tjetrin. Dy prej viktimave janë shtetas tajlandeze, ndërsa të plagosurit janë turistë të huaj. Sipas zëdhënësit të policisë, nuk ka ende prova që dëshmojnë se këto shpërthime janë akt terrorist.