KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Rama: Qeveritë paraardhëse sponsorizuan dembelizmin masiv
Rama: Qeveritë paraardhëse sponsorizuan dembelizmin masiv

Rama: Qeveritë paraardhëse sponsorizuan dembelizmin masiv

Kryeministri socialist Edi Rama i është rikthyer të enjten problemeve të punësimit në Shqipëri, me një akuzë mjaftë të ashpër ndaj paraardhësve të tij në qeveri, por edhe armatës të papunëve. Duke folur me rastin e çeljes së Panairit të Punësimit 2016, zoti Rama tha se “Ajo që unë dua të nënvizoj është edhe një herë e vërteta e thjeshtë se në të gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar dembelizmi masiv. Është intensivuar dembelizmi masiv”. Arsyet e kësaj situate sipas zotit Rama “Mungesa e një strukture dhe infrastukture politikash dhe mësimi profesional ka sjellë një rënie katastrofike të cilësisë së krahut të punës dhe një shkëputje shumë të madhe përmes kërkesës dhe ofertës, mes asaj ç’ka biznesi ka nevojë dhe asaj ç’ka tregu i punëkërkuesve ofron”. Kryeministri shqiptar ju referua statistikave të ofruara nga zyrat e punësimit, sipas të cilave 55 përqind e atyre që kërkojnë punë janë pa profesion. 40 përqind e ofertave nga sipërmarrja janë për teknikë të mesëm dhe specialistë të lartë, ndërsa 35 përqind të tjera janë për zanatçinj tha ndër të tjera ai. Në tre ditët e zhvillimit të panairit të punësimit për vitin 2016, janë në dispozion 8 mijë vende të reja pune. “Kush do punë të vijë dhe të mendojë të gjejë punën përmes aplikimeve, intervistave të ndërmjetësuara e të garantuara po ashtu nga Shërbimi Kombëtar i Punës që lehtëson komunikimin mes biznesit dhe punëkërkuesve” tha kryeministri Rama.