KRYEFAQJA » LAJME » Bota » 9 të vdekur në një aksident hekurudhor në Bavari

9 të vdekur në një aksident hekurudhor në Bavari

Dy trena pasagjerësh janë përplasur në shtetin gjerman të Bavarisë duke shkaktuar të paktën 9 të vrarë dhe 89 të plagosur 39 nga të cilët janë rëndë dhe 14 prej tyre në gjendje shumë të rëndë, bënë të ditur burime të policisë. Aksidenti ka ndodhur pranë qytezës Bad Aibling, rreth 60 kilometra në jug-lindje të Mynihut. Sipas agjencisë gjermane të shtypit DPA një nga trenat ka dalë nga shinat dhe shumë vagona janë përmbysur.

Policia tha se shumë ambulanca dhe helikopterë kanë arritur në vendngjarje. Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të liruar njerëzit ende të bllokuar në rrënojat. “Ky është aksidenti më i madh që kemi pasur në vite në këtë rajon dhe ne kemi shumë mjekë të urgjencës, autoambulanca dhe helikopterë në vendgjarje”,  tha një zëdhënësi i policisë.

Janë dy trena të kompanisë private, Meridian, e drejtuar nga Hekurudha e Bavarisë së Sipërme, njoftojnë mediat gjermane. Përplasja ka ndodhur në orën 6:50, kur dy trenat u ndeshën në një pjesë ku ndodhet vetëm një binar ndërmjet Holckirhen dhe Rosenhajm. Holzkirchen e Rosenheim.