KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » 91 vjeç mbron doktoraturën
91 vjeç mbron doktoraturën

91 vjeç mbron doktoraturën

Nuk është kurrë vonë për të kryer një shkollë të lartë apo studimet post universitare.  Colette Bourlier 91 vjeç,  është gruaja më e vjetër në Francë që ka fituar Doktoraturën. Ajo përfundoi me sukses tezën të nisur rreth tre dekada më parë. Megjithëse, periudha është shumë e gjatë, asaj iu vendos nota maksimale për punën e saj, pasi e mbrojti të martën tezën përpara një jurie në Universitetin “Franche-Comte in Besancon”, në lindje të vendit.
Tema e tezës është “Punëtorët emigrantë në Besancon në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të”, dhe Bourlier e nisi këtë temë për shkak të përvojës së saj si mësuese. Interesi për tezën nisi në vitin 1983, pasi gruaja doli në pension. Teza kërkon tre vite kohë për t’u mbyllur normalisht, por studentja e moshuar e zgjati tre dekada. Profesori Serge Ormeaux e vlerësoi lart punën e bërë, duke theksuar se teza kishte të dhëna të detajuara dhe me statistika të sakta.