KRYEFAQJA » LAJME » A mundet iPad Pro të zëvëndësojë laptopin?
ipad pro mund te zevendesoje laptopin dhe kompjuterat

A mundet iPad Pro të zëvëndësojë laptopin?

Ditën e mërkure (11/11/2015), iPad Pro pati një shitje masive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe të paktën një person beson se ai do ta zëvëndësojë laptopin. Ky person është shefi ekzekutiv i Apple, z.Tim Cook.

“Nëse ju po shikonji një kompjuter të zakonshëm, pse do ta blinit atë kompjuter të zakonshëm?” ka thënë në një intervistë për “The Telegraph” Tim Cook. “Jo, me të vërtetë, pse do ta blinit një?”

Cook këmbënguli që “iPad Pro është një zëvëndësim i cdo kompjuteri ose notebook për shumë shumë njerëz, të cilët sapo të fillojnë ta përdorin, nuk do t’i duhet asnjë pajisje tjetër përvec iPhonit të tyre.”

iPad Pro nuk është një tablet normal. Ekrani i tij 12.9 inch është goxha më i madh se iPad Air 2 (9.7 inch), dhe gjithashtu vjen me një sylus për të shkruar, dhe një kapak mbulues, i cili kthehet në një tastierë shtesë.

Të gjitha këto veçori tingëllojnë të njohura, pasi Microsoft hodhi në treg një pajisje të ngjashme në vitin 2013, të quajtur Surface Pro. Kompania në fjalë hodhi përseri ne treg Surface Pro 4 muajin e kaluar, së bashku me, version hybrid tablet dhe laptop, të quajtur Surface Book.