KRYEFAQJA » LAJME » AAK kundërshton kufirin Kosovë – Mali i Zi
AAK kundërshton kufirin Kosovë - Mali i Zi

AAK kundërshton kufirin Kosovë – Mali i Zi

Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbajtën të martën një protestë simbolike në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për të kundërshtuar përcaktimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi dhe formimin e Shoqatës së Komunave Serbe. Ata shprehën shqetësim për gjendjen e krijuar në vend, duke akuzuar presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Isa Mustafa për mos transparencë persa i përket shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, proces për të cilin disa njohës të së drejtës ndërkombëtare, të gjeografisë e histories, pretendojnë se Kosova do të humbasë toka, pretendime të cilat janë hedhur poshte nga specialitet e grupeve punuese.