KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Abe viziton Italinë
Abe viziton Italinë

Abe viziton Italinë

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka mbërritur në Firence të Italisë, ndalesa e parë kjo e turit të tij Europian. Gjatë takimit me homologun italian Renzi, Abe shpreson të konfirmojë një bashkëpunim më të madh me Italinë në sferën politike dhe atë të sigurisë. Kryeministri japonez pritet që më pas të udhëtojë në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe Rusi, vizita këto që do të zgjasin deri të shtunën. Gjatë takimeve me liderët europianë, ai synon të bisedojë mbi ekonominë globale, terrorizmin dhe krizën europiane të refugjatëve, ndërsa po drejton përgatitjet për samitin e Grupit të të Shtatëve që do të zhvillohet në Japoni në fund të këtij muaji.