KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Adel triumfon në çmimet Brit

Adel triumfon në çmimet Brit

Këngëtarja e mirënjohur britanike Adel është kurorëzuar Mbretëresha e Britanikëve, pasi fitoi katër trofe në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve të muzikës pop Brit, që u zhvillua në O2 Arena në Londër. Adel ia doli të fitojë çmimet Albumi më i mirë, këngëtarja më e mirë britanike, kënga më e mirë, dhe çmimin e suksesit botëror në këtë event. Kjo është hera e dytë që Adel fiton çmimin këngëtarja më e mirë britanike, momentin e marrjes të së cilit, këngëtarja e shfrytëzoi për të shprehur solidaritetin e saj me këngëtaren Kesha, e cila është në një betejë ligjore me producentin e saj Doktor Ljuke.

Po në këtë ceremoni nuk mund të lihej pa u nderuar këngëtari i ndjerë Dejvid Boui, për të cilin u dha çmimi ikona, pas vdekjes, i cili u tërhoq nga aktori dhe miku i këngëtarit Geri Oldmen. “Dejvid, ti ishe i vdekshëm, por potenciali yt ishte mbinjerëzor dhe muzika jote jeton”, u shpreh Oldmen për mikun e tij.