KRYEFAQJA » LAJME » Ademi: Prokuroria ti çojë deri në fund hetimet në QZHM
Ademi, Prokuroria e shkodrës ti çoje deri në fund hetimet në qendrën e zhvillimit mendor

Ademi: Prokuroria ti çojë deri në fund hetimet në QZHM

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka kërkuar që prokuroria ti çojë deri në fund hetimet në Qendrën e Zhvillimit Mendor, ku dyshohet se është abuzuar seksualisht me tre vajza. Ndërkaq punonjëset e kësaj qendre, shprehen se akuzat janë të pavërteta dhe video është e manipuluar.

Manipulim dhe aspak të vërteta, pamjet dhe akuzat ndaj Qendrës së zhvillimit mendor në Shkodër. Është ky qëndrimi i punonjësve të saj, të cilat ndihen të fyera e të indinjuara njëkohësisht.

Edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi në një intervistë për TVSH, videon e quan të pavërtetë.

Ademi rishpreh qëndrimin e saj për domosdoshmërinë e deinstitucionalizimi i këtyre qendrave, kërkon t’i shkohet deri në fund hetimit të akuzës së prokurorisë që çoi në ndalimin e drejtoreshës dhe infermierës së qendrës.