KRYEFAQJA » LAJME » Aeroporti i Kukësit, përfitimet për zonën

Aeroporti i Kukësit, përfitimet për zonën

Muaji prill nisi me lajmin e mirë, se nga aeroporti i Kukësit, do të nisin fluturimet ndërkombëtare. U mirëprit nga të gjithë, sepse e lidhin me liberalizimin e çmimit të biletave, por Kukësi ka shumë më tepër arsye për t’u gëzuar.

Teksa ministri i transporteve dhe infrastrukturis Edmond Haxhinasto, komunikoi heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve nga Rinasi, edhe pushteti lokal ka filluar të mendojë për pjesën e tij, në shërbim të funksionalizimit të aeroportit:

Aeroporti i Kukësit i peruruar në qershor të 2010-ës , u financua nga Emiratet e Bashkuara si shpërblim për solidaritin që tregoi ky qytet me shqiptarët e dëbuar nga Kosova. Ai shtrihet në një siperfaqe prej rreth 65 hektare, rreth 3 kilometra larg qytetit të Kukësit.