KRYEFAQJA » LAJME » Aeroporti “Nënë Tereza” , konçesioni blihet nga kinezët e “China Everbright”
aeroporti-nene-tereza-rinas

Aeroporti “Nënë Tereza” , konçesioni blihet nga kinezët e “China Everbright”

Grupi i njohur i shërbimeve financiare China Everbright me bazë në Hong Kong zyrtarizoi sot përmes këtij njoftimi se ka nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Kinezët bëjnë të ditur se kompania që do të marr përsipër të drejtat e koncesionit është “Keen Dynamics Limited” dhe sipas marrëveshjes do t’i ushtrojë këto të drejta deri në vitin 2027. Ndërkaq në njoftimin për mediat nuk bëhet e ditur shifra e këtij transaksioni të rëndësishëm, por jepet një vlerësim për aeroportin “Nënë Tereza” si me rritjen më të shpejtë në Evropë.

Ai është marrë me një numër prej 600 mijë pasagjerësh në 2005 dhe tani në 2015, numri i tyre arriti në 2 milion.

Televizioni publik shqiptar kontaktoi edhe me zyrën e shtypit të Tirana International Airport. Arlinda Causholli, drejtoresha e komunikimit të TIA-s u shpreh se në këtë moment nuk ka ende një njoftim zyrtar nga aksionerët e TIA-s.