KRYEFAQJA » LAJME » Aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt zvogëlimit të hapsirës ekskluzive
China Everbright Limited pronare e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza"

Aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt zvogëlimit të hapsirës ekskluzive

Autoritetet shqiptare dhe ata të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, kanë arritur një marrëveshje sipas të cilës ekskluziviteti i hapsirës së këtij aeroporti zvogëlohet nga 250 km  në një rreze 100 kilometra për fluturimet ndërkombëtare. Lajmin e bëri të ditur ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj “Negociatat janë mbyllur me sukses. Dosja është çuar tek bordi i koncesionarit. Do të hiqet ekskluziviteti për një rreze 100 km. Presim oferta për ndërtimin e aeroporteve lokale” tha ai në komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese të mërkurën.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet shqiptare japin një lajm të tillë. Pesë muaj më parë u deklarua se kufizimi i ekskluzivitetit të “Nënë Terezës” ishte një çështje ditësh.

Shpresohet që me heqjen e këtij ekskluziviteti të fluturimeve ndërkombëtare, të vihen në përdorim aeroporte të tjera lokale në Shqipëri, veçanërisht ai i Kukësit e më pas ai i Vlorës dhe aeroporte të tjera që pritet të ndërtohen. Kjo pritet të sjelli edhe uljen e shpenzimeve të fluturimit të shoqërive ajrore që do të operojnë në hapsirën shqiptare, rrjedhimisht edhe ulje të çmimeve të biletave për udhëtarët.