KRYEFAQJA » LAJME » Afera seksuale, paralajmërohet shkarkimi i kreut të Gykatës së Gjirokastrës
Afera seksuale, paralajmërohet shkarkimi i kreut të Gykatës së Gjirokastrës

Afera seksuale, paralajmërohet shkarkimi i kreut të Gykatës së Gjirokastrës

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar shkarkimin nga detyra të kreut të Gjykatës së Gjirokastrës, pasi emisioni investigativ “Stotp” në TV Klan, denoncoi të enjten një aferë ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendimi. Ndërsa në orën 13 të së premtes pritet të mblidhet KLD, zoti Manjani tha se ngjarja ku është përfshirë gjyqtari Guximtar Boçi “…është e turpshme dhe e papranueshme për një gjyqtar”. “Ky kryetar gjykate nuk mund të jetë më. Nuk mund të jetë as gjyqtar. Do kërkoj të pezullohet derisa të plotësohen procedurat për shkarkimin e tij” tha ministri i drejtësisë. Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh që një gjykatës përfshihet në ngjarje të tilla.