KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan: 13 civilë të vrarë në provincën Nangarhar
Afganistan: 13 civilë të vrarë në provincën Nangarhar

Afganistan: 13 civilë të vrarë në provincën Nangarhar

Të paktën 13 civilë kanë vdekur dhe 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur në sulmin e bërë nga një dron amerikan në rrethin Akin në provincën Nangarhar në Afganistan. Shkruan sot agjencia e shtypit Pajhuok.

Lajmi, që u njoftua nga agjencia nga një burim anonim i sigurisë, është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë së provincës, Attaullah Khogyani, sipas së cilit mjeti fluturues amerikan pa pilot ka qëlluar mbrëmë me raketë në tregun Shadal.