KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan: Kamikazi shkakton 28 të vdekur në një xhami
Afganistan: Kamikazi shkakton 28 të vdekur në një xhami

Afganistan: Kamikazi shkakton 28 të vdekur në një xhami

Afganistan: Kamikazi shkakton 28 të vdekur në një xhami

Një atentator ka hedhur veten në erë në një xhami shiite në Kabul, njoftojnë policia dhe dëshmitarët. Autoritetet flasin për 28 të vdekur dhe 45 të plagosur. Fotot dhe imazhet që vijnë nga vendngjarja tregojnë kufoma të coptuara nga shpërthimi në një trotuar pranë vendit të lutjes.

Ndër viktimat e shpërthimit, që është marrë përsipër nga ISIS, ka edhe gra dhe fëmijë. Fridune Obadi, shefi i sektorit kundër krimit shpjegoi se “atentatori hodhi veten në erë gjatë një ceremonie fetare”. Në pak muaj është e treta herë që vihen në shenjestër shiitët afganë. Talebanët nënvizojnë “se nuk kanë të bëjnë fare” me këto sulme.

es.