KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, luftime mes policisë dhe talibanëve
afghanistan-police

Afganistan, luftime mes policisë dhe talibanëve

Forcat e sigurisë së Afganistanit kanë luftuar gjatë natës kundër militantëve talibanë, në një kompleks me motel dhe kapacitete logjistike, që përdoren nga kontraktorët e jashtëm në kryeqytetin Kabul, pasi një kamion-bombë ka shpërthyer në hyrjen e këtij kompleksi, ndërsa të paktën katër militantë kanë depërtuar brenda tij. Gjatë mëngjesit të sotëm janë dëgjuar të shtëna dhe shpërthime të herëpashershme nga ky motel, që është me mbrojtje të fuqishme. Rrugët për në këtë lagje ishin mbyllur nga forcat e sigurisë, ndërsa aty gjenden edhe shumë makina me ushtarë dhe policë. Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se shpërthimi me kamion-bombë ka hapur rrugën për luftëtarët talibanë, që të hyjnë në kompleks me armatim. Zyrtarët afganë ende nuk kanë paraqitur të dhëna zyrtare për viktimat.