KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, qeveria nis kundërsulmin ndaj talebanëve
Afganistan, qeveria nis kundërsulmin ndaj talebanëve
Afganistan, qeveria nis kundërsulmin ndaj talebanëve

Afganistan, qeveria nis kundërsulmin ndaj talebanëve

Qeveria e Afganistanit lajmëroi se forcat e sigurisë nisën kundërsulmin ndaj militantëve talibanë, të cilët morën dje kontrollin ndaj qytetit Kunduz. Operacioni luftarak ka nisur, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit. Në njoftim thuhet se forcat qeveritare tashmë kanë rimarrë kontrollin ndaj burgut të qytetit dhe selise se policisë, që kishin zënë talibanët. Një zëdhënës i NATO-s pohoi se aeroplanët ushtarakë amerikanë kanë qëlluar pozicionet e talibanëve “për elimiminim e kërcënimit ndaj koalicionit dhe forcave afgane, që operojnë në afërsi të Kunduzit”. Talibanët, të cilët depërtuan në këtë qytet strategjik, pushtuan ndërtesat qeveritare dhe liruan qindra të burgosur. Ishte hera e parë në 14 vitet e fundit që talibanët ia dolën ta marrin kontrollin ndaj kryeqendrës së provincës Kunduz.