KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, shpërthim afër ambasadës ruse
Afganistan, shpërthim afër ambasadës ruse

Afganistan, shpërthim afër ambasadës ruse

Një shpërthim kamikaz ka ndodhur sot në afërsi të ambasadës ruse në Kabul të Afganistanit, si pasojë e të cilit janë raportuar shtatë viktima dhe rreth 27 të plagosur. Sulmi kishte shënjestër një furgon me punonjës të televizionit lokal Tolo TV. Askush nuk e ka marrë akoma përsiper sulmin, megjithëse talebanët i kanë kërcënuar më parë gazetarët e këtij televizioni. Katër nga shtatë viktimat ishin femra, ndërsa shumica e të lënduarve ishin punonjës të televizionit. Presidenti afgan Ashraf Gani e konsideroi sulmin nje akt burracakërie, ndërsa shefi ekzekutiv Abdullah Abdullah e quajti atë një sulm mbi median që punon pa u lodhur për të mbajtur kombin të informuar.