KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, shpërthim në xhami, 4 të vrarë
afganistan

Afganistan, shpërthim në xhami, 4 të vrarë

Një shpërthim brenda një xhamie të një fshati afgan ka vrarë katër persona dhe ka lënë të plagosur 40 të tjerë në krahinën lindore afgane, Nangarhar. Sipas Ministrisë së Brendshme të këtij shteti, shpërthimi ka ndodhur kur burrat e fshatit në fshatin Hisara ishin mbledhur për kryerjen e lutjeve të së premtes. Imami i xhamisë është mes të vrarëve. Ministria ka thënë se ‘sulmi terrorist’, është kryer nga “armiqtë e popullit afgan”. Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.