KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan: Sulm kundër policisë, 30 të vdekur
Afganistan: Sulm kundër policisë, 30 të vdekur

Afganistan: Sulm kundër policisë, 30 të vdekur

Një kamikaz hedh veten në erë sot në Kabul pranë një makinave të policisë duke vrarë 30 nxënës të akademisë. Atentati u krye nga dy kamikazë kundër dy autobusëve që udhëtonin nga provinca Maidan Vardak për në Kabul. Lajmin e dha shefi i rajonit policor të Paghman, Muhammad Musa.

Vetë Musa, më parë kishte folur për 40 të vdekur, e rregulloi bilancin, duke saktësuar se gati të gjithë nga 60 nxënësit kanë mbetur të plagosur. Nga ana e saj Ministria e Brendshme afgane nuk ka dhënë akoma një bilanc zyrtar të sulmit, duke thënë se po mbledh informacione rreth ngjarjes.

Sipas televizionit Tolo, atentati ka ndodhur në fshatin Kala-e-Haidar Khan, në hyrje të kryeqytetit.