KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Afganistan, vritet në detyrë gazetari amerikan
afganistan

Afganistan, vritet në detyrë gazetari amerikan

Një gazetar i Radios Publike Amerikane, NPR dhe përkthyesi i tij afgan janë vrarë në jug të Afganistanit. David Gilkey, një fotograf i shpërblyer për punën e tij dhe përkthyesi, Zbihullah Tamanna, gjithashtu gazetar, u vranë dje kur njësia ushtarake afgane me të cilin udhëtonin, u vu në shënjestër në qytezën, Marjah, në krahinën e Helmandit. NPR, përmes një deklarate ka thënë se dy gazetarë të tjerë të saj që gjithashtu udhëtonin se bashku me Gilkey, nuk janë plagosur gjatë sulmit. Zëvendëspresidenti i radios për lajme dhe politika editoriale, Michael Oreskes, tha se “si njeri dhe fotogazetar, David gjithmonë ka nxjerrë anën njerëzore të të gjithë atyre përreth tij”. 50-vjeçari, Gilkey, ishte fitues i çmimit prestigjioz, George Polk, kishte edhe një çmim Emmy, ndërsa vitin e kaluar u bë gazetari i parë i multimedias që fitoi çmimin, Edward R. Murrow.