KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Agis.al, në ndihmë të bujqësisë
Agis.al, në ndihmë të bujqësisë

Agis.al, në ndihmë të bujqësisë

Agis.al është platforma më e re online për bujqësinë në Shqipëri. Ajo synon të japë informacion të plotë për këtë sektor, prodhimin, tregtinë dhe financat. Platforma synon ti shërbejë rritjes se kredidhënies nga bankat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme shqiptare.
Për ministrin e Bujqësisë, Panariti, kjo platformë shërben si një pikë referimi për fermerët në lidhje me çmimet e produkteve që ata prodhojnë, por edhe si një sistem mbështetës përmes të cilit dikasteri që ai drejton merr informacionin e fundit në lidhje me atë që ndodh në bujqësi.
Duke ju referuar platformës Agis.al ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Kristof Graf, tha se  platforma të tilla janë të nevojshme për financimin e SME-ve dhe sektorit bujqësor.
Agis.al ofron informacion të hollësishëm për 75 produkte bujqësore dhe blegtorale, të dhëna për industrinë e agro-përpunimit, statistika për importin dhe eksportin e me shume se 100 produkteve bujqësore, ciklin e prodhimit për 24 produkte si dhe informacion të përgjithshëm për zinxhirin e vlerës në bujqësi, çmimet e referencës dhe kërkesat për licensimin e agrobiznesit.