KRYEFAQJA » LAJME » Agjencia e Shërbimit të Sportit: Vendimi i qeverisë e kthen këtë organizëm në një institucion të mirëfilltë
Agjencia e Shërbimit të Sportit: Vendimi i qeverisë e kthen këtë organizëm në një institucion të mirëfilltë

Agjencia e Shërbimit të Sportit: Vendimi i qeverisë e kthen këtë organizëm në një institucion të mirëfilltë

Agjencia e Shërbimit të Sportit tanimë ka një rol të përcaktuar qartë dhe me detyra të specifikuara, me qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sportit në vend. Duke folur për Televizionin Shqiptar, Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, ka sqaruar funksionimin e kësaj agjencie në bazë të vendimit më të fundit të qeverisë. Vendimi i qeverisë për Agjencinë e Shërbimit të Sportit e kthen këtë organizëm në një institucion të mirëfilltë në mbështetje të zhvillimit të sportit në vend. Sipas Drejtorit të Sporteve, Agjencia do të ketë një rol kryesor në mbështetjen e ekipeve kombëtare.  Kjo Agjenci pritet të zgjerohet së shpejti me mjedise të reja në Ish-Kompleksin Sportiv “Dinamo”.