KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë: Më shumë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit
gazifikimi_maqedoni

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë: Më shumë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit

Dështimi për të ndryshuar mënyrën se si bota përdor dhe prodhon energjinë do të rezultojë me më shumë vdekje të parakohshme nga ndotja e ajrit. Kjo është gjetja kryesore e raportit të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji. Rreth 6.5 milionë vdekje në vit, në gjithë botën, i shkojnë cilësisë së dobët të ajrit në ambiente të mbyllura dhe në natyrë. Kjo e bën ndotjen e ajrit kërcënimin e katërt më të madh për shëndetin e njeriut, pas presionit të lartë të gjakut, kequshqyerjes dhe thithjes së duhanit. Grimcat e vogla nga ajri mund të shkaktojnë kancer në mushkëri dhe sëmundje të zemrës. Agjencia Ndërkombëtare për Energji tha se ndotja është kryesisht rezultat i prodhimit të parregullt dhe joefikas të energjisë. Nëse nuk veprohet, vdekjet e parakohshme vjetore që lidhen me ajrin e ndotur në natyrë do të rriten në 4.5 milionë në vitin 2040 nga 3 milionë sa janë aktualisht.