KRYEFAQJA » LAJME » AGOSTINELI: ME KUKËSIN HARROJMË TIRANËN
AGOSTINELI: ME KUKËSIN HARROJMË TIRANËN

AGOSTINELI: ME KUKËSIN HARROJMË TIRANËN

Skënderbeu ndeshet sonte me Kukësin në Korçë dhe, për trajnerin Andrea Agostineli, skuadra e ka lënë pas humbjen e javës së shkuar me Tiranën.

“Skuadra është e qetë. Kur humbet ndeshjen e parë të dhemb gjithmonë, megjithatë jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe për faktin se deri në këtë pjesë të kampionatit Skënderbeu ka qenë skuadra më e mirë. Shpresoj të kthehemi te triumfi, edhe sepse kur mësohesh të fitosh gjithmonë, hapi i parë fals ndihet më tepër ” u shpreh Agostineli.

Korçarët synojnë të hakmarren për humbjen ndaj Kukësit në Superkupë, ndonëse Agostineli u është referuar edhe statistikave.

“Ndaj Kukësit është një përballje që absolutisht mund ta fitojmë prej forcës dhe cilësisë tonë, por ndeshemi me një skuadër të fort dhe vetëm fusha do ta thotë fjalën e fundit. Superkupa ishte një ndeshje specifike dhe nuk mund të shërbejë si test, kjo e tanishmja është një ndeshje tjetër. Ne do të luajmë për të fituar. E kemi arritur këtë në gjashtë nga shtatë ndeshje deri më tani dhe shpresojmë që kjo statistikë të vazhdojë ” tha ai.

Trajneri Agostineli e kalon presionin te kundërshtarët, ndërsa përcakton edhe rivalët për titullin.

Takimi Skënderbeu-Kukësi luhet sonte në Korçë, duke nisur nga ora 17:00.