KRYEFAQJA » LAJME » Agron Sulaj, veprimtari përkujtimore për ish-trajnerin e njohur
X VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE PËR ISH-TRAJNERIN E NJOHURX agron sulaj vlore trajner in memoriam

Agron Sulaj, veprimtari përkujtimore për ish-trajnerin e njohur

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i shquar vlonjat, Agron Sulaj, eshte perkujtuar dhe nderuar në fundjavë, ne 20-vjetorin e ndarjes nga jeta ne nje aktivitet te organizuar ne Vlore, në qytetin e tij te lindjes dhe qytetit qe i dha aq shume per futbollin. Te pranishem në këtë ceremoni kanë qenë familjare te tij, shoke, bashkëlojtare dhe shume e shume te ftuar te tjere nga skuadrat e ish-Shkendijës, drejtues te Flamurtarit, por edhe ish-lojtare, te stervitur pikerisht nga Agron Sulaj. Aktiviteti, i organizuar nga gazetari sportiv Moisi Dalipi ka sjelle kujtime nga jeta e te madhit Agron Sulaj. Ai u lind me 26 nentor te vitit 1952 ne qytetin e Vlores dhe u dallua tek Shkendija e famshme, madje duke qene ne radhet e skuadrave me te mira te vendit. Aktivitetin e tij Sulaj e vazhdoi tek Flamurtari, skuadra e tij e qytetit, ndersa padyshim u dallua per elegancen dhe sportivitetin e tij ne cdo moment. Vetem 27 vjeç, per shkak te nje demtimi te rende, Agroni u nda nga futbolli i luajtur, por nuk u largua kurre nga sporti, duke qene trajneri me i ri ne moshe, duke hedhur themelet e Flamurtarit te madh. Agron Sulaj, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, ishte edhe dy here trajner i Kombetares, duke u cilesuar per vlerat e tij te padiskutueshme ne futboll. FSHF-ja e nderoi ate ne 20-vjetorin e ndarjes nga jeta me titullin e larte “Legjenda e futbolit shqiptar”, ndersa vite me pare eshte nderuar edhe me titullin “qytetar nderi i Vlores”. Ne këtë aktivitet jane sjelle kujtime per Agron Sulaj, njeriun qe solli ide te reja ne futbolin shqiptar dhe qe sot kujtohet nga te gjithe.