KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Agron Tufa-autori i vitit
Agron Tufa-autori i vitit

Agron Tufa-autori i vitit

Është një vëllim poetik, libri që ka rrokur vlerësimin e jurisë profesioniste në Panairin e Librit në Tiranë ndër 107 tituj të rinj që kanë paraqitur shtëpitë botuese. Autori më i mirë i vitit u shpall Agron Tufa për vëllimin poetik “Kafsha dhe Fantazma” botuar nga Onufri duke evidentuar tharmin krijues të autorëve shqiptare në këtë gjini dhe rikthimin e vëmendjes së lexuesit tek poezia.

Ndërkaq në morinë e përkthimeve si përkthimi më i mirë u shpall romani “Dru qershije dhe ndjenja të vjetra” e autores Mariza Bozrovic, shqipëruar nga Edvin Cami botuar nga Dituria.

Ndërsa si libri më i mirë për fëmijë u shpall libri “Unë jam Aleksandër Moisiu” nga Luan Rama, një libër me ilustrime nga Albas. Juria profesioniste evidentoi faktin se prurjet letrare dhe përkthimet kanë qënë të shumta e po ashtu sipas botuesve ka qënë edhe interesi i të rinjve për librin dhe Panairin.