KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Ekonomia shqiptare drejt rritjes
Ahmetaj: Ekonomia shqiptare drejt rritjes

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare drejt rritjes

Qeveria shqiptare vlerëson se ekonomia e vendit po ecën më shpejt nga pritshmëritë zyrtare. Deklarata është bërë nga ministri shqiptar i Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmataj. “Rritja ekonomike po tregon se është më shumë se sa ka parashikuar FMN. Rritja e tre-mujorit të parë ishte sfiduese, në kuptimin e asaj përgjegjshmërie që i jep qeverisë, 2.82 për qind. Tre-mujori i dytë ka qenë shumë i mirë gjithashtu” tha zoti Ahmetaj para gazetarëve. Ministri vlerësoi se në këtë rritje ka ndikuar veçanërisht turizmi, që sipas tij, këtë vit ka regjistruar shifra rekord. “Për herë të parë Shqipëria nuk përballonte dot kërkesat që vinin nga operatorët turistikë nga e gjithë bota” tha ministri Ahmetaj. Ai pranoi problematikat e furnizimit me energji, ujë, çmime të pakontrolluara, por tha se ato na kanë shoqëruar në 15 apo 20 vite. “Sigurisht, që problematika ka qenë shumë më pak sivjet, se sa në vitet e kaluara” tha ministri Ahmetaj. Ai gjeti rastin të komentonte edhe kthimin nga presidenti Nishini të ligjit të ri për turizmin. “Ai e ka zakon të kthejë ligjet, por ligji do miratohet në shtator” tha zoti Ahmetaj.
Ndërsa komentoi akuzat e opozitës për evazion dhe korrupsion në administratën fiskale, si dhe rishikimin me ulje të buxhetit ministri i ekonomisë tha se “Ajo që ka bërë qeveria është që ka axhustuar shpenzimet e të ardhurat, gjë që ndodh normalisht, rëndom, me natyrshmëri të qeverisë në çdo vit fiskal”.