KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Ekonomia shqiptare rikthehet në ritme pozitive të rritjes.
X lajme ekonomi arben ahmetaj rritje ekonomike 3%

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare rikthehet në ritme pozitive të rritjes.

Ministri i financave Arben Ahmetaj eshte i bindur se ekonomia shqiptare i eshte rikthyer ritmeve pozitive te rritjes dhe kete vit do te jete mbi 3%. Kete vleresim Ahmetaj e bazon mbi tregues zyrtar te cilet sipas tij i japin fund perceptimeve te opozites mbi ekonomine reale.

Numri nje i financave u ndal gjate tek klima e biznesit dhe investimet e huaja qe sipas tij jane rritur ndjeshem ne rreth 3 vite qeverisje.

Reformat e ndermara sipas ministrit te financave jane thelb i suksesit te qeverise qe arriti te shpetoje vendin nga ajo qe ahmetaj e quajti 97′ te dyte financiare.

Ahmetaj e ka nje vleresim edhe per oferten ekonomike te partise demokratike.

Ministri i finacave tha se vetem nga reformat jane krijuar 173 mije vende pune dhe ne mandatin e pare pritet te permbushet premtimi per 300 mije vende pune.