KRYEFAQJA » LAJME » Ahmetaj, Hetim pasurisë së Shullazit
Hetim pasurise se Shullazit

Ahmetaj, Hetim pasurisë së Shullazit

Drejtoria e parandalimit dhe pastrimit të parave ka nisur hetimin e pasurisë që zotëron Emiljano Shullazi. Ministri i financave Arben Ahmetaj, i cili ka nën varësi drejtorinë e pastrimit të parave, theksoi se të gjitha të dhënat e hetimit do ti shkojnë prokurorisë. Këto deklarata ministri i bëri pas takimit me homologun e tij Kosovar, Avdullah Hotin, takim i cili i paraprinë mbledhjes së ardhshme të qeverisë në muajin Maj. Vec mbledhjes së qeverive, ministrat e financave të dy vendeve do të realizojnë së shpejti një tjetër takim në funksion të lehtesimit të tregëtisë mes Shqipërise dhe Kosovës.