KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj : Më 1 gusht rinis aksioni i kuponave tatimor
Ahmetaj : Më 1 gusht rinis aksioni i kuponave

Ahmetaj : Më 1 gusht rinis aksioni i kuponave tatimor

Qeveria shqiptare do të nisi një aksion të ri për kontrollin e shpërndarjes së kuponave tatimorë. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë një takimi që ai zhvilloi të martën me administratën tatimore ku ishte e pranishme dhe media. Ministri tha se aksioni do të nisi nga 1 gushti në të gjithë vendin. Sipas zotit Ahmetaj vlera mesatare për kupon për periudhën 6 mujore krahasuar me 6-mujorin e parë të vitit 2015, ka ardhur në rritje. Por ai shprehu shqetësimin se numrin i kasave fiskale që nuk transmetojnë të dhënat është shumë i madh. Ministri tha se inspektorët e tatimeve do të verifikojnë në terren situatën, duke shprehur dyshimet për evazion fiskal. Objekt verifikimi kryesisht do të jenë zonat zonat turistike.
Ministri Ahmataj shprehu kënaqësinë për ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave në buxhet. “Të adhurat e 6 mujorit të parë të këtij viti rezultojnë 5.8 për qind më të larta ose 10.6 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2015. Mesatarja e rritjes së të ardhurave për të njëjtën periudhë 6 mujore në tre vitet e fundit është 7.4 për qind kur për periudhën 2012-2013 ishte rreth 0.6 për qind” deklaroi ministri.
Zoti Ahmetaj ndërkohë bëri të ditur se numri i bizneseve të regjistruara është rritur. Në periudhën janar-qershor llogariten 8868, gati 3 mijë më shumë se gjysmën e parë të 2015-s, tha zoti Ahmetaj. Ministri i financave njoftoi se në javën e ardhshme qeveria pritet të miratojë dhe dërgojë për shqyrtim në Parlament draftligjin “Për procedurat tatimore”, në të cilin janë propozuar thjeshtime të procedurave tatimore e doganore. “Ne bëmë një fushatë komunikimi me sipërmarrjen. Kemi marrë 400 sugjerime e propozime për thjeshtimin e procedurave. Shumica e tyre janë reflektuar në draft” tha ministri i financave Arben Ahmetaj.