KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Ahmetaj: Në 2017 rritja ekonomike 4 për qind
Ahmetaj: Në 2017 rritja ekonomike 4 për qind

Ahmetaj: Në 2017 rritja ekonomike 4 për qind

Qeveria shqiptare shpreson në një rritje të ndjeshme ekonomike për vitet e ardhshme. Ministri i Zhvillimit
Ekonomik, Arben Ahmetaj duke raportuar për programin e reformave ekonomike për vitet 2016-2018, në
Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese tha se ai është një dokument i konsoliduar. “Ky document është
hartuar me asistencën e donatorëve. Shtyllë kryesore është kuadri makroekonomik që përfshin rritjen
ekonomike e risqet. Në vitin 2015 ishte 2.75 përqind në vitin 2016 pritet të jetë 3.4 përqind dhe në vitin 2017
rritja ekonomike pritet të jetë 4 përqind” tha zoti Ahmetaj. Sipas tij “rritja ekonomike ka risqet e brendshme
dhe të jashtme, por kemi vënë theksin në fokusin tek ulja e borxhit dhe defiçitit buxhetor”. Zoti Ahmetaj
shprehu besimin se në 17 shkurt FMN do të aprovojë këstin e radhës për Shqipërinë.
Deklaratat e zotit Ahmetaj, pritet të kundërshtohen nga opozita djathtë e cila prej kohësh këmbëngul se
situata ekonomike në vend është përkeqësuar me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë të kryeministrit
Rama.